Kryeministri Edi Rama, nga Kotori, në Malin e Zi ka komentuar deklaratën e Vulin pas takimit të zhvilluar me shqiptarët në Athinë, më 12 prill.
Zëvendëskryeministri, Aleksandër Vulin, pas takimit të Ramës në Greqi, u shpreh se Shqipërinë e Madhe mund ta mundë bota serbe.
Lidhur me këtë deklaratë kryeministri Rama u shpreh: “Një njeriu i mençur ka thënë se pas të 40 çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka dhe nëse shikoni fytyrën e personit që i referoheni nuk meritona asnjë koment tjetër.”