20 tetor 2013- Bie nga dritarja një 7 vjeçar shqiptar i cili banonte me familjen ne Itali. Djali i vogël i cili ka rënë nga kati i tretë i banesës dhe ka humbur jetën ndodhej vetëm në shtëpi dhe dyshohet të ketë humbur ekuilibrin ndërsa ishte me trupin gjysmë jashtë në dritaren e banjës.Kanë qenë të lehurat e një qeni që kanë tërhequr vëmendjen e fqinjëve, që kanë thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë, duke e nisur menjëherë për në spital, por fatkeqësisht vogëlushi ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në ambjentet e spitalit.





