Ekziston vetëm një film nga shekulli i 21-të që u rendit në listën e 10 filmave më të mirë të të gjitha kohërave të Letterboxd, dhe ai është filmi fitues i ‘Oscar 2019’, “Parasite”. Letterboxd është një parajsë për adhuruesit e filmave që të ndajnë mendimet e tyre rreth filmave dhe të lidhen me adhurues të tjerë të filmave nga e gjithë bota. Faqja e internetit përmban komente për më shumë se 876,000 filma, dhe ndër filmat më të vlerësuar janë klasikët si “The Godfather” (1972) dhe “The Shawshank Redemption” (1994), me një vlerësim mesatar prej 4.6 nga pesë, për të dy filmat.

Këta filma i kanë qëndruar provës së kohës për të fituar vendin e tyre në listën e filmave më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe gjithashtu zënë dy vendet e para në listën e filmave më të mirë të IMDb, duke tërhequr shikues brez pas brezi. Filma të tjerë me vlerësime të larta në Letterboxd përfshijnë tituj si “The Human Condition III: A Soldier’s Prayer, High and Low” (1963) dhe “The Godfather II” (1974).

Midis tyre, një film i kohëve të fundit arriti të renditet në listën e 10 filmave më të mirë të faqes. “Parasite” (2019), i cili fitoi katër çmime ‘Oscar’, përfshirë regjinë më të mirë dhe filmin më të mirë – filmi i parë në gjuhë jo angleze në histori që e bën këtë. Ishte gjithashtu filmi i parë korean që fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë. “Parasite” mori një vlerësim mbresëlënës prej 4.6 në Letterboxd, duke u renditur në vendin e tetë.