Pijet me sheqer ndonëse mund të mos i preferoni shpesh, padyshim që ju ka ndodhur t’i provoni herë pas here.

Përtej shijes, nga këto pije ajo çfarë diskutohet shpesh edhe nga ekspertët është efekti i tyre në shëndet.

Efekt për të cilin mund të mos mendoni shpesh pasi të kthesh disa gota lëng frutash apo pije me gaz nuk ngjan me ndonjë sulm për shëndetin.

Çfarë thonë ekspertët?

Sipas ekspertëve, pirja e një ose më shumë pijeve me sheqer dhe me gaz në ditë ju ekspozon ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

Personat që konsumojnë vazhdimisht pije të tilla kanë 20% më shumë shanse të preken nga sëmundje të zemrës e sidomos nëse janë gra.

Studimi i botuar në Revistën American Heart Association shpjegon se jo të gjithë pijet me sheqer që ndodhen në treg kanë efekte të njëjta në organizëm.

Rreziku vjen nga pije të cilat kanë shumë sheqer të shtuar, siç mund të jenë lëngjet e ndryshme të frutave të cilat e shtojnë riskun me 43%.

Ndërsa për pijet me gaz mund ta rrisin rrezikun vetëm me 23% ndaj prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Sheqeri i shtuar tek pijet  mund të bllokojë arteriet, enët e gjakut dhe mund të çojnë në sëmundje të tjera si diabeti apo mbipesha e obeziteti.

Një rrezik i shtuar për gratë

Një studim i cili mori nën shqyrtim 106.000 mësuese gra i quajtur Colifornia Teachers Studyr, tregoi se 4.2% e të gjithë pjesmarrësve kishte pasur probleme me zemrën.

Mosha mesatare e grave në këtë studim ishte 52 vjeç dhe ndjekja e regjimit ushqimor dhe jetësor vazhdoi për thuajse 20 vite. Gjatë këtyre viteve 2.677 gra pësuan goditje në zemër, 5.258 goditje në tru dhe 2.889 të tjera I’u nënshtruan procedurave për të hapur arteriet e bllokuara.

Nga të gjithë pjesmarrësit 42% deklaruan se konsumoninndonjëherë ose kurrë pije me sheqer.

Sipas ekspertëve të gjithë gratë që patën probleme të natyrës kardiovaskulare ishin konsumuese të rregullta ose mesatare të pijeve me sheqer të shtuar.