Një i ri nga Durrësi është ndjerë i mashtruar, pasi ka blerë në mirëbesim një automjet tip “Audi A3”, por ka zbuluar se i përkiste dikujt tjetër.
Sipas policisë së Durrësit, që ka hetuar çështjen në fjalë, 30-vjeçari nga Kukësi J.H. ka marrë me qira në datën 26 janar të këtij viti mjetin tip “Audi A3” nga shtetasi A.K. 32 vjeç, banues në Nikël, Krujë.
Pasi ka marrë mjetin me qira, 30-vjeçari ia ka shitur makinën 20-vjeçarit K.Gj, banues në Durrës.
Vetëm pasi ka blerë mjetin, i riu nga Durrësi ka kuptuar mashtrimin dhe i është drejtuar komisariatit të policisë për të denoncuar rastin.
Policia po punon për kapjen e 30-vjeçarit J.H. që akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”.





