Teuta dhe Renato Arapi vazhdojnë në rrugë të ndryshme. Tekniku largohet nga stoli i “Djemve të detit” për shkak të rezultateve të dobëta që kulmuan me barazimin ndaj Erzenit në shtëpi. 

Pas tre javëve të para, Teuta numëron dy barazime dhe një humbje në debutim me Laçin por më shumë se rezultatet, ajo që shqetëson klubin është loja e durrsakëve qe nuk kanë bindur. 

Momentalisht skuadra blu mban vendin e parafundit në kampionat përpara Kukësit që numëron vetëm 1 pikë.