Tiranë, 5 korrik 2014  – Një 46-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi është mbytur në ujërat e liqenit 'Pezë Helms'. 

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se 46-vjeçarja Lule Dorzi, nënë e tre fëmijëve, është vetëmbytur në liqen për shkaqe ende të panjohura. 

Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e pajetë të gruas, ndërsa ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë. 

hetuesit po marrin në pyetje familjarët e gruas për të zbuluar se çfarë e shtyu të ndërmerrte aktin ekstrem.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/