30gusht 2015 – Një vajzë 15 vjeçe, e cila rezultonte e humbur para 3 ditësh, u gjet e mbytur në rezervuar. Viktima me inicialet Xh.Z., banore në fshatin Balldren të Elbasanit, u gjet e pajetë.
Familjarët e saj kishin denoncuar zhdukjen, duke treguar se vajza ishte zënë me të atin. Lajmin e rëndë e mësuan nga peshkatarë të zonës, të cilët gjetën trupin e vajzës të mbytur. Dyshohet se 15-vjeçarja kishte kryer vetëvrasje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/