Një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri pushkë, në këmbë.
Sipas asaj që bën të ditur Policia i riu është paraqitur mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. 28-vjeçari me iniciale M.M. është banues në fshatin Bratosh dhe mësohet se ka qenë në mal kur është vetëplagosur.
Njoftimi i plotë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 09:20, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, i dëmtuar me armë zjarri, në këmbë.
Në bazë të deklarimeve të vëllait të shtetasit M. M., paraprakisht dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri pushkë, në mal.
Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, është ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë.