Një 49-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu në Tiranë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, në rrugën "Skënder Jareci".
Nga burimet zyrtare mësohet se shtetasi A. B., 49 vjeç është vetëplagosur në banesë me armë gjahu si pasojë e depresionit.
Si pasojë e plagëve të marra 49-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.





