Mesditën e sotme, një 73-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri dhe për pasojë është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, në fshatin Mal Vilëz, në kryeqytet.

Sakaq, mësohet se policia ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale.