Një 24-vjeçare është vetëplagosur aksidentalisht në dorë me armë zjarri në Krujë, ku për pasojë është arrestuar një 34-vjeçar nën akuzën ‘armëmbajtje pa leje’.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale D.B., banues në fshatin Cudhi Zall,, ndërsa e plagosur ka mbetur shtetasja me iniciale L.Rr.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin D. B., 34 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasen L. Rr., 24 vjeçe, të dy banues në fshatin Cudhi Zall. Ditën e djeshme dyshohet se shtetasja L. Rr. është vetëplagosur aksidentalisht, në dorë, me një armë zjarri, të cilën 34-vjeçari e mbante pa leje, në banesë.





