Rreth orës 09:20, në fshatin Podgorie, Maliq, dyshohet se është vetëplagosur me armën gjahu, në banesën e tij, shtetasi B. P., 72 vjeç.
Shtetasi B. P. është dërguar në spital, për mjekim.
Arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje, është sekuestruar si provë materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.