Një 79-vjeçar nga Gramshi është vetëplagosur me armë zjarri.

Nga burimet zyrtare mësohet se shtetasi N.Xh., është dërguar nga familjarët në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Është dërguar nga familjarët i vetë plagosur me armë gjahu, shtetasi N.Xh., 79 vjeç, banues në lagjen “Sporti”, Gramsh, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga hetimet paraprake rezulton se armën e gjahut e ka patur me leje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.