Një person është vetëplagosur sot në Tiranë, në banesën e tij me armë zjarri. Sipas policisë, 54-vjeçari është dërguar në spital për të marrë mjekim. Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes dhe rrethanat e saj.

“Më datë 29.08.2016, ora 16:10, në rrugën “5 Maji”, në banesë, dyshohet se shtetasi Fejzo Dulellari, 54 vjeç, ka qëlluar veten (në pjesën e nofullës), me armë zjarri. Ky shtetas ndodhet në SQU, nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun përse ka ndërmarrë kete veprim”, thekson policia.

Arma, kallashnikov, automatik model 56 është gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje nga efektivët e Komisariatit numër 4.