Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 56-vjeçar në gjendje të rënduar psikologjike është vetëplagosur me thikë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Themistokli Germenji”.
56-vjeçari është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i i policisë
Më datë 23.07.2021, rreth orës 06:45, në rrugën “Themistokli Germenji”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëplagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. Xh., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





