Veteranët e Luftës së rrethit të Durrësit kanë zgjedhur strukturat e reja të tyre.
Në sallën e Këshillit të Qarkut të Durrësit është zhvilluar konferenca e 18-të e Komitetit të Veteraneve të LANÇ-it të rrethit të Durrësit.
Në të kanë marrë pjesë rreth 100 delegatë të zgjedhur nga të gjitha organizatat, të cilat kanë diskutuar për problematikat e ditës që kanë në organizatat e tyre, si dhe kërkesën e ripërtëritjes së strukturave të tyre me pasardhës të veteranëve.
Në përfundim të punimeve të konferencës janë zhvilluar edhe zgjedhjet e komitetit drejtues të organizatës të veteranëve. Pas numërimit të votave, është zgjedhur kryetar i Komitetit të Veteranëve Nazim Tafa, ndërsa Selam Hodaj, sekretar i përgjithshëm.
Ndjekim prononcimin e Nazim Tafës dhënë për DurrësLajm:
K.H.





