Ashtu si çdo vit, në homazhet e zhvilluara te Varrezat e Dëshmorëve në ditën e Çlirimit, morën pjesë edhe veteranët e luftës dhe anëtarë të Partisë Komuniste.
Ato nderuan ish-diktatorin komunist te monumenti "Nënë Shqipëri", me parulla në duar dhe me fotot e Enver Hoxhës.
"Lufta Clirimtare është ndër më të madhërishmet, një nga ato luftra për jetë a vdekje," shprehej një anëtar i Partisë Komuniste.





