11Mars 2015 – Kjo protestë është organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, të cilët po kërkojnë publikimin sa më të shpejt të listave me emrat e kategorive të dala nga lufta si dhe implementimin sa më të shpejt të ligjit.

Kërkesat e protestuesve janë që brenda një muaji të zbatohen beneficionet që na takojnë me ligj, në të kundërtën do të përdorin dhunë.

“I bëjmë apel qeverise së Kosovës, le ta dinë mirë që jo 1 muaj po 7 ditë i kanë me i publiku listat”, ka thënë per Express Rifat Kurteshi, veteran nga Obiliqi

Sipas tij, “Zgjedhja e vetme e këtij problemi është thirrje gjithë popullorë me 23 mars për zgjedhje të reja”. 

Në këto fotografi shihet se policia ka rrethuar çdo pjesë dhe çdo anë të ndërtesës së Qeverise.