Çuditë nuk kanë të sosur! Veterineri gënjen popullin: Me jonxhe e bar fushe, viçat shkojnë një ton!
Sikur ta dijë populli se çfarë konsumon, do të rrinte më mirë pa ngrënë, se sa sapunin ta hante për djathë. Rasti konkret vjen nga një fabrikë e përpunimit të mishit në Kavajë, ku një viç shkon me peshë një ton, dhe sipas veterinerit të fabrikës, viçi ushqehet me ushqime tërësisht Bio, jonxhë e me bar. Veterineri nga Kavaja, Bogdani, edhe vetë nuk i beson gënjeshtrat që thotë, pasi populli e di mirë që viçat pas 12 muajsh apo 16 muajsh, nuk kanë asnjë mundësi të shkojnë në peshë e gjallë 1 ton.
Padiskutim që duke u ushqyer me produktet hormonale e të modifikuara gjenetikisht, viçat mund të shkojnë në atë peshë.
Këta viça shkojnë direkt te konsumatori, si mishi freskët, por edhe i përpunuar për sallameri apo produkte të tjera.
Ndiqni intervistën.
K.H.





