KURBIN– I ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me një litar në oborrin e shtëpisë një adoleshente nga qyteti i vogël i Kurbinit.
Ngjarja ka ndodhur natën e mbrëmshme në fshatin Mali i Bardhë, ku është vetëvarur me litar në oborrin e banesës së saj 17- vjeçarja me iniciale A.L.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ku nga hetimet paraprake të tyre dhe mbledhjes së dëshmive nga familjarët dyshohet se 17-vjecarja vuante nga depresioni.
Sakaq, policia e Kurbinit është duke punuar për të identifikuar shkaqet e vërteta që çuan në një tragjedi të tillë për adoleshenten.





