TIRANE- Një 24- vjeçar në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra” dhe viktima është Saimir Loca, i cili ka lënë edhe një letër për prindërit e tij.
“M’i bëni hallall të gjitha shqetësimet që ju kam shkaktuar. Vetëm probleme ju kam hapur. Shihemi në botën tjetër”- thuhet në mesazhin e lënë nga i riu.
Ai është vetëvarur në degën e një molle para shtëpisë me shallin e tij, ndërsa ka qenë i ati ai që e ka gjetur. Nga policia mësohet se 24-vjeçari jetonte me të atin dhe me njerkën, si dhe me vëllanë e tij dhe një vëlla dhe motër vetëm nga i ati.
Shkak dyshohet të ketë qenë gjendja e depresionit, pasi prej kohësh ai ishte mbyllur në vetvete.





