KRETE– Një shqiptar që jetonte në Iraklio të ishullit të Kretës në Greqi, i ka dhënë fund jetës. 

Emigranti shqiptar, 44 vjeç, baba i dy fëmijëve u gjet i vetëvarur në ndërtesën ku punonte (në foto). 

Sipas policisë së Iraklios, shqiptari përpara se të kryente aktin e vetëflijimit, kishte njoftuar dje me telefon vëllanë në Shqipëri për vendimin e tij. 

Ky i fundit, pas telefonatës, njoftoi menjëherë familjen e 44- vjeçarit dhe policinë e zonës, por nuk e ka shpëtuar dot vëllanë e pafat. Kur policia mbërriti në ndërtesën ku punonte, e gjeti shqiptarin pa jetë. 

Pas hetimeve paraprake, policia thotë se beson që shkaqet e vetëvrasjes nuk janë ekonomike, sepse shqiptari ishte i punësuar, megjithatë po heton për gjetjen e motiveve që e shtynë atë drejt veprimit ekstrem.