Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës rreth orës 13.45 të ditës së sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Barbullush te Shkodrës.

Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës, shtetasit A.  K., është gjetur nga të afërmit.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.