4 qershor 2015 – Një ngjarje e rëndë u shënua sot në mbrëmje, në lagjen 2 të qytetit të Durrësit. Babai i dy vajzave, Enver Kapxhiu, 52 vjeç, u gjet i vetëvarur në ndërtesën e një dyqani. Ai u gjet pa asnjë shenjë jetë nga kalimtarë të rastit, të cilët lajmëruan policinë. Kapxhiu jeton në lagjen 6, por për të kryer vetëflijimin zgjodhi lagjen 2 të qytetit. Nuk dihen ende shkaqet e vetëvrasjes, ndonëse paraprakisht dyshohet depresioni si pasojë e kushteve ekonomike.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”