Ka humbur jetën në spitalin rajonal të Durrësit Roland Hasani, 44 vjeç i burgosur me 14 vjet për vrasje. Shkak për humbjen e jetës ka qenë vetëvrasja (vetvarje) në kushte të rënduara të ndërrmarra nga 44-vjeçari, i cili vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhur në qelinë e tij, në burgun e Durrësit. Në dhomë ka qenë edhe një tjetër i dënuar, por që në ato momente ka qenë në gjumë dhe nuk ka parë veprimet e para të Hasanit.

Menjëherë pasi është konstatuar ngjarja, Hasani është përcjellë me urgjencë për në spitalin e Durrësit me shenja të zbehta jete.

Mjekët e kanë futur në sallën e operacionit, por i ndjeri nuk ia ka dalë dot.

Strukturat e posaçme janë duke kryer hetimet e nevojshme për të mësuar më hollësisht se si ndodhi ngjarja.