9 nëntor 2015 – Shqiptari 54-vjeçar Asllan Agoj, 13 vjet më parë vrau për motive xhelozie me ndihmën e një kazme bashkëshorten e tij. Për këtë krim ai dënohet me 14 vjet heqje lirie e falë amnistive kryen vetëm 9 vite burg. Më nëntor të 2014-s, tashmë në gjendje të lire, ai kryen një tjetër krim në komunën Sutri të provincës së Viterbos. Asllan Agoj qëllon për vdekje me shtatë goditje thike të dashurën e tij të re, 31 vjeçe, nënë e dy fëmijëve nga një martesë e mëparshme.
Por pasditen e së dielës, shqiptari kryen vrasjen e radhës dhe të fundit, ai vret veten në qelinë e burgut ku vuante dënimin. Shqiptari u vetëvar pasditen e së dielës me llastikun e tutave në dritaren e qelisë së tij në burgun Marassi të Xhenovës në Itali. Pavarësisht ndërhyrjes së policëve të shërbimit, vdekja e të burgosurit shqiptar nuk u parandalua.
/S.L. portali DurresLajm/