TEPELENE– Një i ri i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm në fshatin Krahs të Tepelenës.
24-vjeçari, Fatjon Rama, është gjetur nga familjarët e tij i varur në tualetin e shtëpisë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë filluar hetimet duke marrë në pyetje familjarët.
Nga veprimet paraprake mësohet se viktima është vetëvarur në kushtet e depresionit të thellë.





