Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në qytetin e Fierit.

Sipas uniformave blu mësohet se një 61-vjeçar është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës.

“Më datë 23.06.2024, rreth orës 09:15, në fshatin Varibop, Fier, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në oborrin e banesës, shtetasi rreth 61 vjeç”,thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.