I rënduar psikologjikisht, një burrë 58-vjeçar nga Durrësi ka ndërmarrë aktin e tmerrshëm të vetëflijimit, duke u vetëvarur në një pemë.
Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme, në lagjen nr. 1 të qytetit.
Viktima është shtetasi R.L. 58 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë menjëherë.
Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike, bën të ditur policia.
Ky rast i kaloi Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.





