5 nëntor 2013 – Vetëvaret në qelinë e burgut, i dënuari për vrasje. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Zaharies në Krujë ndërsa viktima identifikohet si shtetasi Tonin Biba, i dënuar për vrasje. Sipas informacioneve paraprake nuk dihen ende shkaqet të cilat e kanë çuar të dënuarin t`i japë fund jetës, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Tonin Biba ishte dënuar pasi në vitin 2001 vrau me thikë nënën e tij Marte Biba. Gjykata e Kurbinit në vitin 2001 kishte vendosur shtrimin e detyrueshëm në Spitalin Psikiatrik të 49 vjeçarit Biba pasi pas ekzaminimeve mjeko-ligjore ishte vërtetuar se ai ishte i papërgjegjshëm.