LEZHE,1 tetor 2013 – Një fëmijë 12 vjeç nga Mirdita i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në tubin e sobës, në kuzhinën e banesës së tij. Burime nga policia lokale pohojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të së dielës, në fshatin Munaz të këtij rrethi.
Mësohet se trupi i pajetë i minorenit me inicialet E.Drobi (nxënës në klasën e 6-të) është gjetur nga nëna e tij. Mësohet se mëngjesin e së dielës, Dritan Drobi, së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij kishin qenë në një festë në qytetin e Lezhës. Pasdite ata janë kthyer në shtëpi. Bashkëshortët Drobi kanë shkuar për të vjelë rrushin, ndërsa djalin e kanë lënë në banesë. Kur janë kthyer, ata kanë shtangur nga tmerri kur kanë parë fëmijën të varur me çarçaf brenda në dhomë. Përpjekjet për t'i ardhur në ndihmë kanë qenë të kota, pasi 12-vjeçari kishte ndërruar jetë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet.
Burime pranë grupit hetimor sqarojnë se 12-vjeçari kishte lënë një letër ku shkruante: "Më futni në varr me gjyshin. Ju kërkoj falje për veprimin tim". Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, babai i minorenit ka deklaruar se "djali nuk ka pasur probleme. Ai ka qenë një nxënës shumë i mirë. Në asnjë moment nuk kemi konstatuar asnjë lloj shqetësimi". Pasditen e djeshme, 12-vjeçari është përcjellë në banesën e fundit bashkë me misterin që e çoi atë drejt vdekjes.
/GazetaShqiptare/
Vetëvaret në tubin e sobës, 12-vjeçari: Më varrosni në varrin e gjyshit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ngatërroi emrin e konkurrentit të eliminuar në BBVK? Reagon Jonida Vokshi
Tifozët e Realit shprehën pakënaqësinë ndaj brazilianit duke e fishkëllyer, Vinicius Jr i përgjigjet në rrjetet sociale!
BBC: A po i dëmton Inteligjenca Artificiale aftësitë tuaja të të menduarit?
Nora Istrefi dhe Robert Berisha e çojnë raportin e tyre në një nivel tjetër





