2 shtator 2015 – Vetëvritet një grua që vuante nga depresioni në Durrës.
43-vjeçarja me iniciale T.N. ka vendosur t’i japë fund jetës duke e vetëvarur me një litar në shtëpinë e saj në lagjen Nr. 15. Trupi i të ndjerës është gjetur ditën e djeshme nga familjarët, të cilët më pas kanë lajmëruar dhe uniformat blu.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe rezultoi se shtetësja e mësipërme vuante nga depresioni. Policia e Durrësit sqaron se viktima ishte duke u kuruar për këtë sëmundje, por nuk ia ka dalë dot t’i bëjë ballë dhe ka ndërmarrë aktin e vetëfljimit.
Çështja i kaloi Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
/S.L. portali DurresLajm/





