Greqi, 21 qershor 2014 – Një shqiptar 35 vjeç është gjetur i vetëvarur sot në qelinë e policisë së Kallamatës, në Greqi, ku ndodhej pasi akuzohej për përdhunimin sistematik të vajzës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Trikorfo të komunës Messina, ku babai prej 3 vitesh përdhunonte të bijën, që kur ajo kishte qenë 12 vjeç.
Herën e fundit të abuzimit, në shtëpi ka ndodhur një përleshje mes babit dhe nënës, e cila u përpoq ta pengonte aktin mizor dhe kërcënoi se do të vetëvritej. 15-vjeçarja e pranoi abuzimin nga babai përpara psikologut, ku sqaroi se ai e kishte kërcënuar vazhdimisht për të mos treguar.
35 vjeçari shkoi dje në prokurori, i akuzuar për incest, joshje dhe përdhunimin e një të mituri. Pasi vajza u ekzaminua nga një mjek ligjor dhe gjinekologu, pritej që i ati të përgjigjej para hetuesve të Kallamatës, por mesa duket ai vendosi t’i japë fund jetës së tij. Policia ka nisur tashmë hetimet për vdekjen e 35 vjeçarit shqiptar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah"/





