Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët e aktivistët, që sot në orën 10:00 të mblidhen para Kuvendit të Kosovës.

Sipas Vetëvendosjes, nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dalë jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se herët e tjera.

Sipas VV-së, është momenti vendimtar që të mbrohet Republikën nga këta kriminelë e zaptues, kurse, demarkacioni nuk do të kalojë.

“Qeveria e Kosovës po e provokon situatën. Nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dal jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër”, ka thënë VV. /KosovaPress/