Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ankesën në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që urdhëroi KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 Shkurtit.
Më 25 Dhjetor, PZAP-ja aprovoi ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit të KQZ-së për të mos ta certifikuar atë. Sipas arsyetimit të këtij mekanizmi, Lista Serbe me aplikimin e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 Shkurtit ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të kërkuara.
Më 23 Dhjetor, anëtarët e KQZ-së nga, Lëvizjes Vetëvendosje, votuan kundër certifikimit të Listës Serbe, parti kjo që konsiderohet më e madhja e komunitetit serb në Kosovë e që gëzon përkrahjen e Beogradit.
Po ashtu, në mesnatë ka përfunduar edhe afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora. Sipas KQZ-së deri më tani janë regjistruar mbi 90 mijë votues nga diaspora, ndërsa mbi 18 mijë aplikacione janë në shqyrtim.