PRISHTINË, 10 korrik 2013 – Shtypi i Prishtinës i ka bërë jehonë deklaratës së një deputeteje partisë së Albin Kurtit, ku zbulohet një element antiparti, të lidhur me agjenturat, sikurse konsiderohet deputetja Alma Lama, që është vetëlarguar nga grupi parlamentar.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka bërë disa akuza në drejtim të ish-bashkëpartiakes së saj, Alma Lama.

Haxhiu ka thënë se Lama ka injoruar forumet e partisë si mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm, dhe mbledhjet e Grupit Parlamentar. Por, mbi të gjithë, Haxhiu tha se ajo ka afërsi me njerëzit e SHIK-ut.

“Zonja Lama është parë në Kuvend shpeshherë me njerëzit e SHIK-ut. Ajo rri edhe me Adem Grabovcin, gjë që ne të tjerët në Vetëvendosje nuk mund ta bëjmë, duke e ditur kush është ai”, ka thënë Haxhiu.

Ajo i ka kujtuar Lamës se votuesit kanë zgjedhur ‘Vetëvendosjen’, para se t’ia japin votën asaj personalisht.

Deputetja Alma Lama pak ditë më parë dha dorëheqje nga Vetëvendosje. Ajo sqaroi arsyet e dorëheqjes nëpërmjet një letre.

Ndërkaq në gazetën “Express” është botuar një dokument i Lëvizjes Vetëvendosje! i 12 shkurt 2010, ku nëpërmjet një vendimi përjashtohet një aktivist me argumente tipike të huazura nga PPSH: dyshime për lidhje me shërbime sekrete informative.

Kurse “Dyrrah”-u sjell faksimilen e sajtit në gjuhën shqipe http://enver-hoxha.net, ku del se sponsor është Vetëvendosja!

Metodat enveriste që aplikon kundër anëtarëve të vet, VV-ja i ka huazuar nga babai i saj shpirtëror, Enver Hoxha, që kjo parti propagandon.

/Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/