Ndërsa aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje të mbështetur prej disa qytetarëve vijojnë të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia ka larguar mediet duke mos lejuar transmetimin dhe dokumentimin e përplasjeve me protestuesit.
Aktivistët shprehen se Aleksandër Vuçiç nuk është një mik i shqiptarëve, por një armik i tyre, e kësisoj nuk është i mirëpritur në Tiranë.
Policia tentoi të largojë me forcë një aktivist mashkull dhe një femër, ndërsa tentohet kalimi i kordonit të policisë.
Aktivistët pas kësaj kanë shpalosur një banderolë, ku shkruhet “Non-grata Vuçiç dhe Dodik”.





