Xhemal Loka pritet të njihet sot me masën e sigurisë, ndërsa akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe nxitje të shkaktim të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij 41-vjeçare.

Në pamjet e publikuara ai shihet pas kafazit prej xhami të Gjykatës, ku do të njihet me masën e sigurisë.

41-vjeçarja dyshohet se piu fostoksinë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pas kërcënime të vazhdueshme me vdekje nga ana e bashkëshortit të saj dhe hapjes së një adrese TikTok-u ku publikoheshin foto me përshkrime denigruese për të.