Një grua 52-vjeçare ka kryer vetëvrasje një ditë më parë në një pallat në Elbasan ku u hodh nga kati i tretë i tij.

U bë me dije se arsyeja e vetëvrasjes ishte dhuna që ushtrohej vazhdimisht ndaj saj nga bashkëshorti dhe vjehrra. Në lidhje me ngjarjen, policia ka marrë në pyetje familjarët dhe ka dalë në përfundimin se 52-vjeçarja ishte e vetme në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Sipas policisë, përjashtohet akuza “shtyrje drejt vetevrasjes”. Materialet pët hetimet e mëtejshme i kanë kaluar prokurorisë.