Aleanca e Grave Këshilltare në bashkinë Durrës, ka reaguar pas vetëvrasjes së 41-vjeçares, Bedrie Loka.

Në një postim në rrjetet sociale, Aleanca ndan një mesazh ngushëllimi për familjen dhe fëmijët e 41-vjeçares.

Ndër të tjera, në postim kërkohet hetimi i plotë i ngjarjes nga instancat shtetërore.

Postimi i plotë:

Ndajmë dhimbjen e një humbjeje tragjike!

Familja e një nëne të pambrojtur ka humbur një dritë të çmuar. Moralisht ndihemi të detyruar të reagojmë për drejtësi, ndërgjegjësim dhe përkrahje.

Bashkohemi në thirrjen për një hetim të plotë dhe të pavarur. Është koha për përgjegjësi e të gjithë instancave shtetërore të hetojnë deri në fund këtë ngjarje të rëndë.

Sensibilizimi është thelbi!

Le të ndërtojmë një shoqëri të ndjeshme ndaj dhimbjes dhe vuajtjeve.

Ngushëllime familjes!

Solidaritet me familjen dhe fëmijët.

Le të punojmë së bashku për një shoqëri më të drejtë dhe të sigurt. #drejtësi#ndergjegjesim#solidaritet#mbështetje

Aleanca e Grave Këshilltare- Bashkia Durrës