Gjykata e Durrësit ka dhënë masën "detyrim paraqitjeje" për policin Sherif Hajdari, i cili u akuzua se çoi drejt vetëvrasjes gruan e tij, Merita Hajdari.

Polici Hajdari, i dyshuar për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes", neni 99 i Kodit Penal, u la i lirë sot me vendim të gjykatësit Petraq Curri.

Merita Hajdari, 47-vjeç i dha fund jetës dy ditë më parë me një plumb në kokë, rreth orës 13:20 në banesën e saj në lagjen nr.7 pas një konflikti me bashkëshortin, efektivin e policisë.