Raudha Athif, 21 vjeçe, studente e vitit të dytë në Islami Bank Medical College në qytetin Rajshahi, u gjet e varur më 29 mars të këtij viti në konviktin studentor në Bangladesh.

Mirëpo, sipas asaj që thotë familja e saj, vajza e njohur me sytë më të bukur në botë “sytë ngjyrë ujii” është vrarë.

Fillimisht u raportua për një vetëvrasje, por familja e saj thotë se ajo u vra, pasi refuzoi të vishte mbulesën islame.

“Stili i saj i veshjes është i ndaluar si “i pamoralshëm” dhe “jo-islamik” edhe pse në kolegj ajo kishte respektuar veshjen duke mbuluar fytyrën e saj. Ajo ishte kritikuar për veshjen e xhinseve dhe i ishte përsëritur shpesh se ato nuk mund t’i vishte në kolegjin mysliman”, ka thënë i vëllai Rayyan Athif.

Familjarët thanë se disa javë para vrasjes ajo u kishte treguar se dikush kishte tentuar ta helmonte duke i hedhur barëra në pije, ndaj ata janë të sigurt, se nuk bëhet fjalë për ndonjë vetëvrasje.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë akoma për zbardhjen e plotë të ngjarjes.