16 korrik 2015 – Vetëvritet një i moshuar në qytetin e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, mësohet se viktima 87-vjeçar Loni Pina, banues në lagjen nr. 5 të Durrësit, është hedhur paraditen e sotme nga kati i shtatë i banesës ku jetonte.
Paraprakisht, dyshohet se viktima ka pasur probleme mendore, dhe mund të jetë ky një nga shkaqet që e çuan të moshuarin drejt aktit të vetëflijimit.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor dhe po punon për zbulimin e plotë të ngjarjes.
Brenda tri ditësh kjo është vetëvrasja e tretë që ndodh, ku dy të parat janë shënuar në Tiranë, dhe e radhës vjen nga Durrësi.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





