Një tjetër vetëvrasje shënohet në qytetin e Durrësit. Një 46-vjeçare me inicialet M.K. është hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banon në lagjen nr. 13 në plazh, në sektorin Hekurudha.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa arsyet që e çuan 46-vjeçaren të ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit, mbeten ende enigmatike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

S.L.