15 korrik 2015 – Pa kaluar 24 orë nga vetëvrasja e të riut gjerman në Tiranë, është shënuar vetëflijimi i radhës nga një vajzë 20-vjeçare.
E reja u hodh nga tarraca e një pallati, pranë zonës së “21 Dhjetorit” në kryeqytet, dhe shkaku për të ndërmarrë këtë akt vetëflijimi është bërë dashuria e viktimës ndaj një femre tjetër, e cila nuk iu është përgjigjur ndjenjave të saj.
Sipas asaj që raporton ‘Panorama’, viktima para se t’i jepte fund jetës kishte lënë edhe një letër sqaruese, në të cilën thuhej se ajo vendosi të kryente vetëvrasje për dashurinë e pakthyer.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/