2 qershor 2015 – Një 38-vjeçar nga kryeqyteti që vuante nga depresioni, sot i ka dhënë fund jetës.
Vetëvrasja u shënua në rrugën “Ana Shllaku” në Tiranë, ku shtetasi P.M., përfitoi nga momenti që në banesë nuk ishte i pranishëm asnjë prej familjarëve dhe qëlloi veten me pistoletë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka shkuar në banesën e viktimës dhe në cilësinë e provës materiale ka bllokuar pistoletën me mulli me 5 fishekë dhe 1 gëzhojë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/