Një vetëvrasje është regjistruar pak më parë në qytetin e Durrësit.

Policia njofton se rreth orës 13:00, në lagjen nr.4, Durrës, në katin e 3-të të një pallati, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë shtetasi E.R., 59 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Burimet policore thonë se ai është gjetur i pajetë në banesë, ndërsa grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe mënyrës së vetëflijimit.