FIER, 22 shkurt 2013 – Kundërshton vetëdorëzimin në polici, dhëndri vrasës i prindërve të gruas në Kuçovë dhe zgjedh vetëvrasjen në banesën e tij. Ngjarja është regjistruar sot në komunën Levan të Fierit. Policia bën të ditur se Latifi i dha fund jetës, pasi ishte i rrethuar nga forcat e rendit, që ishin vënë në aksion për kapjen e tij. 

Latifi vrau pak ditë më parë prindërit e gruas së tij, ndërkohë që plagosi rëndë këtë të fundit. Duket se krimi mori shkas nga kërkesa për divorc që kishte paraqitur bashkëshortja e vrasësit.

Më 16 Shkurt rreth orës 08:45 minuta, shtetasi Riza Latifi qëlloi me armë zjarri për vdekje vjehrrin e tij Rexhep Muço, 68 vjeç, ndërsa me pas përdori një thike dhe plagosi vjehrrën Vasilika Muço 66 vjeç dhe bashkëshorten e tij, Engjëllushe Latifi. 66 vjeçarja humbi jetën dy orë më vonë në spital.