Vetëvritet djali i ish-liderit të Kubës Fidel Kastro.
Sipas medieve shtetëtore, 68-vjeçari Fidel Ángel Castro Díaz-Balart u gjet i pajetë në banesën e tij në kryeqytetin Havana.
Televizioni shtetëror tha se Fidelito trajtohej nga mjekët për depresion dhe kishte kaluar disa kohë në spital.
Djali më i madh i Kastros njihej me nofkën Fidelito, apo Fideli i vogël, për shkak të ngjashmërisë që kishte më të atin.
Ai ishte një fizikant bërthamor i shkolluar në Bashkimin Sovjetik. Djali i Kastros kishte postin e këshilltarit për këshillin shtetëror kuban dhe gjithashtu ishte zëvendëspresident i Akademisë kubane të Shkencave. Ai drejtoi programin bërthamor të ishullit komunist nag viti 1980 deri në 1992, por rrëzimi i Bashkimit Sovjetik i dha fund këtij programi në Kubë.